Uashington, 27 janar – Ministria e Sigurisë e SHBA-së ka lëshuar paralajmërim urgjent për rrezik nga terrorizëm i mundshëm i brendshëm, përkatësisht dhunë nga kundërshtarët e administratës së Presidentit të ri amerikan, Xhozef Bajden.
Autoritetet nuk theksuan kërcënim specifik, por thanë se ekzistonte një “atmosferë kërcënimi në rritje në të gjithë SHBA-në” për të cilën ata besojnë se do të “ekziston” në javët e ardhshme.
Ministria e sigurisë theksoi se para se të lëshonte paralajmërimin, është këshilluar me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës në lidhje me mundësinë e ekstremizmit të dhunshëm të brendshëm.
“Informacionet tregojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht, të cilët kanë vërejtje për manifestimin e autoritetit dhe transferimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur dhunë ose akte të dhunshme”, thuhet në paralajmërim.
Autoritetet lëshuan paralajmërim gjatë atmosferës së tensionuar, tre javë pas sulmit të mbështetësve të ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në Kongresin amerikan, të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
Ministria e sigurisë i përmendi edhe trazirat e dhunshme në ditët e fundit, duke aluduar në ngjarje që lidhen me grupe anarkiste në Portland, në shtetin federal Oregon.