Autori turk me burgim të përjetshëm drejt çmimit letrar

Gati tre vjet prej ditës kur autori turk Ahmet Altani u burgos për herë të parë në prag të grusht shtetit të dështuar, ai është përfshirë në listën për “Baillie Gifford” për jofiksion, një çmim në vlerë prej 50 mijë paundësh (56 mijë euro). Është nominuar për kujtimet nga burgu “I Will Never See the World Again”.

I burgosur fillimisht më 2016, Altani mori dënim të përjetshëm më 2018 për përçim të “mesazheve subliminale në mbështetje të puçit” në televizion dhe rropatje për të rrëzuar qeverinë. “PEN America” e ka quajtur burgimin e tij si “një sulm lemeritës mbi lirinë e të shprehurit” dhe autorë, përfshirë si JM Coetzee dhe AS Byatt, me një letër të hapur kanë kërkuar lirimin e tij, duke thënë se “krimi i tij nuk është mbështetja e puçit, por efektiviteti i kriticizmit të tij ndaj qeverisë së sotme”.

I bërë bashkë nga shënimet që ia ka dhënë avokatit të tij, “I Will Never See the World Again” përsiat se “kurrë më nuk do të jem në gjendje ta puth gruan që e dua, t’i përqafoj fëmijët e mi, të takohem me miq, të shëtis rrugëve…nuk do të jem në gjendje ta shoh agun e diellit”. (koha.net)