Ka përfunduar autopsia e Astrit Deharit. Asfiksia, pengesat në frymëmarrje janë dyshimet e para ka thënë prokurori Sylë Hoxha. Megjithatë rezultatet sakta do të tregojë autopsia. Syla ka mohuar se Dehari ka përdorur medikamente. Ai ka thënë se gërvishtjet në fyt dhe duar janë duke u analizuar. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, avokati Tomë Gashi, pas përfundimit të autopsisë së bërë ndaj Astrit Deharit, ka thënë se analizat mund të dërgohen edhe në Angli nëse është e nevojshme. “Nëse është e nevojshme, analizat e autopsisë do të dërgohen edhe në Angli”, ka thënë Gashi,