Lexus, brendi i kompanisë japoneze Toyota, në panairin e automjeteve në Tokio prezantoi modelin LS+ Concept, ndërsa bëhet fjalë për automobilin e së ardhmes me sistem autonom të menaxhimit. Bëhet fjalë për veturë luksoze e cila gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të pajiset me sensorë të sofistikuar dhe me ndihmë të inteligjencës së sofistikuar do të qarkullojnë në rrugë pa shoferë. Nga Lexus bëhet e ditur se teknologjia e re nga seria LS do të zbatohet në automjetet e reja nga viti 2020. Në njoftim thuhet se plani është që në fazën e parë LS+ të pajiset me sistemin për vetëqarkullim në autostradë. “Lexus tashmë për tre vite do të fillojë përdorimin e teknologjive autonome të menaxhimit në makina. Qëllimi ynë është të jetojmë dhe të udhëtojmë në një botë në të cilën nuk do të ketë aksidente trafiku në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.