Automobili i ardhshëm me dhomë ndeje në rrota (FOTO)

34

E ardhmja autonome do të transformojë edhe enterierin e automobilave. Në fakt, diçka nga ajo që pritet të vijë në të ardhmen tashmë ka nisur të prezantohet. Një trendi të tillë nuk do të mundë t’i ikin as kompanitë më të mëdha botërore, që tashmë kanë caktuar afatet kohore se kur do të mundë të sjellin automobila që vetëvoziten, shkruan sot “Koha Ditore”. Tash imagjinata se si të caktohen ulëset për të shikuar një film në një ekran të madh nuk është e parealizueshme. Ose kontrollomi i funksioneve të ndryshme, si kondicioneri i ajrit duke klikuar në dritare, ose ndryshimi i pozicionit të retrovizorëve me kamera ashtu që të shihet gjithçka që po ndodh në trafik. Këto janë vetëm disa nga idetë me të cilat janë nisur kompanitë ndërkombëtare, teksa imagjinojnë të ardhmen e vozitjes autonome ose pa shofer.

Comments are closed.