Automjeti që bartte hirin e Castros prishet gjatë parakalimit

Hiri i ish-diktatorit kuban, Fidel Castro ka parakaluar rrugëve të Kubës, në Santiago de Cuba. Teksa parakalonte makina ushtarake me rimorkio ku bartej hiri i Castros, makina ka ndaluar sepse ishte prishur, transmeton Koha.net. Menjëherë ushtarët rreth kordonit përcjellës janë afruar dhe kanë shtyrë makinën deri në ndezjen e saj. Ky gjest është komentuar në rrjete sociale se “edhe vet eshtrat e Fidel Castros provuan gjendjen në të cilën e ka pruar Kubën”.