Strugë, 9 janar – Për shkak të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt nëpër rrugët e Strugës, ekipet e ndërmarrjes publike “Komunalno” nga Struga po përballen me probleme rreth pastrimit të borës.
Komuna e Strugës apelon deri tek qytetarët t’i largojnë automjetet e tyre nga rrugët dhe trotuaret, veçanërisht në rajonin qendror të qytetit.
“Ekipet e ‘NP Komunalno’ dhe kompanitë e angazhuara për pastrimin e rrugës punojnë në pastrimin e borës në çarshi, kejet dhe trotuaret në Strugë, si dhe rrugët nëpër të gjitha lagjet tjera. Për shkak të efikasitetit dhe shmangies së pengesave të mundshme në komunikacion, parkimi i parregullt e pengon punën e shërbimeve. Nëse keni kujdes do ta lehtësoni punën e shërbimeve për pastrim dhe do të shmangni çfarë do dëmtime të mundshme të automjetit tuaj”, thekson Komuna e Strugës.
Automjetet e parkuara në mënyrë jo të duhur, siç thekson NP “Komunalno”, me asistimin e policisë do të largohen me ndihmën e karrotrecit.
Ekipet e Ndërmarrjes publike nga Struga dhe kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje në sezonin dimëror të rrugëve në këtë komunë punojnë në pastrimin e akseve rrugore drejt fshatrave të Strugës.
Bora, e cila prej mbrëmë e ka përfshirë rajonin e Strugës e vështirëson komunikacionin.