Njësia Rajonale e Autokrimeve në Mitrovicë, gjatë vitit 2017 ka identifikuar 286 vetura me dokumentacion të dyshuar. Bëhet e ditur se identifikimi i këtyre veturave është bërë mbi bazën e planeve konkrete për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, ku e gjithë ecuria është realizuar përmes kontrollit të disa lokacioneve të ndryshme, ku kryesisht ushtrohej veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre.
Sipas autokrimeve, të gjitha këto vetura të identifikuara dyshohet të jenë importuar nga shtetet evropiane. I gjithë dokumentacioni i këtyre veturave të hasura tek personat në posedim u është dorëzuar autoriteteve doganore në Mitrovicë për procedurë të mëtejme.
Ndërkohë që, hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndaj personave në pronësi të të cilëve janë gjetur veturat ka iniciuar 12 raste të kallëzime penale.