Autobusi turistik me 57 shqiptarë që vinte nga Stambolli del nga kontrolli

Një autobus turistik ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në Greqi.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në autostradën Egnatia, ku sapo ka dalë nga stacioni i taksës rrugore në Rodopi Iosmos autobusi ka dalë nga kontrolli.
Bëhet me dije se autobusi transportonte 57 turistë shqiptarë ku ende nuk dihen shkaqet e humbje së kontrollit të autobusit.

Autobusi me targë shqiptare, vinte nga Stambolli në drejtim të Tiranës, kur sot rreth orës 12 ditës, shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke goditur baren mbrojtëse dhe përfunduar në një kanal kullues të tokës bujqësore.

Për fat të mirë, pasagjerët nuk u plagosën dhe udhëtimi i tyre vazhdoi me një autobus tjetër.