Shkup, 6 maj – Prej nesër autobusi me numër 50 sërish do të ndalet në stacionin në Qendrën e vjetër tregtare. Më shumë se një muaj e gjysmë rruga ishte e mbyllur për trafik për shkak rikonstruimit. Nga NP Autobusët e Qytetit thonë se rikontsruimi ka përfunduar dhe prej nesër autobusi do të ndalet aty, informon Koha.