Autobusi me numër 50 prej nesër përsëri do të ndalojë në QTQ

34

Shkup, 16 shkurt  – Stacioni i autobusëve në Qendrën Tregtare të Qytetit nga nesër përsëri do të fillojë të funksionojë. Dhjetë autobusë ukarainas me numër 50 të JSP- së do të ndalojnë në këtë stacion të autobusëve.

Hapjen e stacionit të ri të vjetër të autobusëve për nesër e paralajmëroi sot kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Tani e kthejmë stacionin e autobusëve për numrin 50, në vend se nga Qendra Kulturore Informative do të kalojë nga QTQ-ja. Kjo vlen vetëm për autobusin me numër 50”, tha Shilegov pas nënshkrimit të marrëveshjes me drejtorin e përgjithshëm  të kompanisë Chariot Motors, Milen Milev për përdorimin e autobusit elektrik si periudhë prove prej gjashtë muajsh në rrugët e Shkupit.

Comments are closed.