Veles, 29 tetor – Një grua 38 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u përplas nga një autobus. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 7 në rrugën Bllagoj Gjorev, afër qendrës tregtare në Veles.
Autobusi me targa të Velesit, i cili goditi 38-vjeçarin N.R. drejtohej nga 59-vjeçari T.R.
Siç informoi këtë pasdite zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, në aksident, N.R.ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Velesit, ku është transferuar për ndihmë mjekësore.
Policia inspektoi vendin e aksidentit.