Autobusi i BE-së në turne nëpër vend me rastin e Ditës së Evropës

0

Shkup 17 maj – Si pjesë e fushatës “BE për ty”, autobusi i udhëtarëve i BE-së me përfaqësues të Delegacionit të BE-së, ambasadorët e disa vendeve anëtare të BE-së, studentë dhe përfaqësues të mediave do të vizitojnë tetë qytete të vendit në periudhën prej 20-31 maj 2019, njofton Koha.mk

Qëllimi i autobusit të BE-së, organizuar nga Delegacioni i BE-së është të vihet komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të diskutohet për shpresat dhe brengat e tyre lidhur me BE-në dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me BE-në, procesin inkuadrues në BE, mundësitë e financimit përmes programeve IPA dhe tjera për ndihmë nga BE, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin e autobusit të BE-së.

Vizitat përfshijnë debate me nxënës nga shkollat e mesme për “Vizionin e të rinjve për BE”, aktiviteteve me biçikleta për më të vegjlit si dhe aktivitete tjera, ka bërë të ditur Delegacioni i BE-së në Shkup. (koha.mk)

Comments are closed.