Sipas autoriteteve të qytetit, gjatë një javë rreth 150 autobusë turistik zbarkojnë në Matkë
Aida XHONI
Shkup, 25 shtator – Autobusët turistik në Matkë do të paguajnë biletë hyrëse, dhe sapo të zbresin udhëtarët do të kahëzohen për parkingje ku do ti presin turistët derisa të shëtisin. Ky është një nga opsionet të cilin Qyteti i Shkupit bashkë me Komunën Saraj po i shqyrtojnë me qëllim që të zgjidhet kaosi i trafikut në qendrën rekreative – sportive “Matkë”, që ndodh zakonisht gjatë fundjavës.
Për momentin autobusët turistik parkohen në hapësirën e vogël pranë vendit ku qëndrojnë kajakët dhe shkaktojnë kaos të vërtetë.
“Shihet qartë se hapësira e vogël pranë vendit ku qëndrojnë kajakët për momentin shfrytëzohet si parking dhe është i pamjaftueshëm. Dëshira ime është që në hyrje autobusët të paguajnë dhe pasi të zbresin udhëtarët, ata të shkojnë nga aty dhe ne duhet tu sigurojmë parking. Nuk ekzistojnë perla në botë ku mund të hyni dhe ti lini autobusët. Mund të hyni ti lini udhëtarët e pastaj të ktheheni. Kjo është baza e konceptit të cilin e punojmë me Komunën Saraj për të zvogëluar kaosin në trafik. Në afërsi është Liqeni Treska të cilat mund të bëhen si hapësira parkingu. Pas implementimit të këtij sistemi në Matkë hyrja me autobus do të paguhet dhe nuk mund ta shfrytëzojnë këtë parking autobusët por do të kahëzohen nëpër vende tjera për parkim”, theksoi kreu i Shkupit Petre Shilegov.
Shilegov thotë se është shumë herët të flitet se cila zonë do të jetë Matka dhe ky koncept siç potencoi do të vlen vetëm për autobusët, e jo edhe për automjetet. Gjatë gjithë javës, posaçërisht gjatë fundjavës organizohen ekskursione njëditore në Matkë.
Sipas autoriteteve të qytetit, gjatë një javë rreth 150 autobusë turistik zbarkojnë në Matkë.
Kohë më parë për shkak të kaosit të trafikut reaguan banorët e Matkës të cilët u ankuan se autobusët e qytetit me numër 60 dhe 160 në vend se në fshat i zbresin ata tre kilometra para fshatit. Shkakun nga Ndërmarrja Transportuese e Qytetit (NTQ), e locuan në faktin se nuk kanë pasur mundësi të futen për shkak kosit të shkaktuar nga autobusët privat dhe automobilat që parkohen në korsinë kryesore rrugore. (koha.mk)