Shkup, 27 korrik – Ndërmarrja transportuese e Qytetit të Shkupit informon se prej sot stacioni i autobusit tek Xhamia e Jahja Pashës drejtë rrugës që shpie për në Butel është zhvendosur disa metra më andej, më saktë pas mbikalimit para shkollës fillore Liria.
Zhvendosja është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve.
Në stacionin paraprak, për shkak të frekuencës së madhe të veturave dhe njerëzve, shpesh kanë ndodhur fatkeqësi, informojnë nga NTQ.