Shkup, 20 janar – Transporti publik prej nesër do të zhvillohet sipas orarit të zakonshëm dimëror. Në tre javët e kaluara, siç kumtojnë nga NQP Shkup, për shkak të pushimit dimëror, transporti publik ishte i reduktuar, informon KOHA.
Njoftojnë se nga nesër, automatikisht vazhdon edhe vlefshmëria e biletave falas për nxënës për përdorimin e transportit publik. (koha.mk)