Autobusët e transportit publik nesër do të qarkullojnë sipas orarit të ditës së diel për shkak festës shtetërore 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë.
Ndërkohë nga NQP gjithashtu informojnë se nga e mërkura deri të dielën për shkak manifestimeve të panaireve në qendrën sportive “Boris Trajkovski” do të vendosen dy linja të përkohshme. Bëhet fjalë për linjën 100 e cila do të qarkullojë nga Lisiçja e Re deri në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” dhe linjën 200 nga Deksioni në Gjorçe Petrov deri te Qendra Sportive “Boris Trajkovski”.
Të dy linjat vendosen me kërkesë të Panairit të Shkupit për qasje me të lirë të vizitorëve në panairet “Tehnoma”, Panairin ndërkombëtar për ndërtimtari dhe Panairin për patundshmëri dhe investime “Realekspo”.