Shkup, 23 tetor – Për shkak të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, autobusët e transportit publik nesër do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës.
Nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup, informojnë se regjimi i njëjtë do të vlejë edhe të shtunën dhe të dielën.
“Të premten dhe të dielën, kujdestarë do të jenë tre pika të shitjes së biletave, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në 19:30 minuta do të jenë të hapura pikat e shitjes së biletave në Qendrën transportuese dhe në Tregun e gjelbër, ndërsa pika e shitjes së biletave në Gjorçe Petrov do të punojë nga ora 07:00 deri në ora 13:00”, kumtojnë nga NQP.