Shkup, 3 maj – Nesër për shkak të mbajtjes së “Maratonës Viz Er 2019” një pjesë e linjave të autobusit të cilët qarkullojnë në trasenë ku do të mbahet maratona do të ketë regjim të ndryshuar të trafikut, ndërsa disa të tjera nuk do të jenë në funksion, njofton Koha.mk
Siç informojnë nga NQP “Shkup”, linja turistike “City tour” nuk do të jetë në funksion gjithë ditën. Linjat 25 dhe 59A nuk do të jenë në lëvizje në periudhën prej orës 8 deri në ora 10.
Nga ora 8 deri 10, në trasenë e zakonshme do të funksinojnë 2, 2A, 12 dhe 19 dhe të gjitha linjat periferike.
Prej orës 7 deri 14 sipas trasesë së zakonshme do të qarkullojnë: 2, 2А, 12, 19, 20, 25А, 25B, 42, 45 и 65V si dhe linjat periferike 11, 11А, 18, 18А, 32, 47, 47А, 52, 53, 55, 56, 56А, 60, 61, 62, 63, 63А, 63B, 65, 66, 66А, 68, 69, 71, 81, 118.
Në linjat e ndryshueshme, duke përdorë trafiqet përreth, do të jenë në funksion linjat: 3, 3B, 4, 5, 7, 8, 9, 15, 15А, 16, 17, 20, 21, 21А, 22, 22А, 23, 24, 27, 28, 50, 45, 52, 53, 55, 62, 63, 63А, 65, 65V, 66, 66А, 68, 69, 18А, 47, 47А, 61, 71, 81, 11, 11А, 18, 32, 56, 56А, 60, 118, 57, 59, 31, 41, 51, 67, 70, 74, 58, 73.
Në ueb -faqen e NQP “Shkup”, http://www.jsp.com.mk mund të shihen trasetë e linjave të cilat do të vozisin me regjim të ndryshuar të komunikacionit. (koha.mk)