Autobiografia e Grizmann zbulon të gjitha sekretet, me të cilat sulmuesi francez ka kaluar në botën e futbollit. Edhe një herë, ai nuk e përjashton mundësinë e veshjes së fanellës së Mançester Junajtedit. “Nuk kam asgjë kundër Anglisë, përveç motit”, – thotë ai me shaka. “Mançesteri është një mundësi. Edhe pse e dua shumë Pogban, kjo nuk do të ndikojë në vendimin tim. E ardhmja? Unë nuk e di nëse do ta vesh ndonjëherë fanellën e Mançesterit”, – thotë në një tjetër kapitull, i cili flet për të gjithë lojtarët e mëdhenj, të cilët kanë veshur fanellën me numrin 7 në klubin anglez, me kalimin e viteve. “Unë e kam përdorur gjithmonë këtë numër, sepse Dejvid Bekam ishte modeli i rolit absolut”, shtoi më tej Grizmann.
Sulmuesi francez e hapi këtë verë mundësinë e bashkimit me klubin anglez. Më tej, Grizmann tregon skuadrën që refuzoi. “Kisha një propozim nga trajneri i Barcelonës në atë kohë, Pep Guardiola, në vitin 2011. Zgjodha Atletiko Madridin para Totenhemit në vitin 2014 dhe hodha poshtë ofertën e PSZH-së në vitin 2015”, shkruan francezi. Sulmuesi francez bën me dije se ishte një hap larg nga Arsenalit. “Skauti i Arsenalit, Gilles Grimandi, më tha verën e vitit 2013 se Venger ishte i interesuar, kështu që duhet të lija mënjanë të gjitha ofertat e tjera. Prita e prita, mbeta në pritje, por nuk kishte asnjë lajm. Së fundi, disa orë para se të mbyllej merkatoja, Grimandi më tha se Arsenali nuk do të bëjë ndonjë lëvizje”. Po cili është vendi ku ai dëshiron ta përfundojë karrierën? Francezi përgjigjet: “Do të doja ta përfundoja në ekskluzivitetin e propozuar nga Bekham për MLS në Majami”, përfundoi Grizmann.