Skanimet e trurit mund të detektojnë autizmin shumë më herët se sa fillimi i paraqitjes së simptomave të para. Koha më e hershme kur një fëmijë diagnostifikohet me këtë sëmundje është që nga mosha dyvjeçare, megjithëse është shumë vonë. Një studim i ri i publikuar në revistën Nature, ka treguar që origjina e autizmit është shumë më e hershme se sa kjo kohë, shpesh gjatë vitit të parë të jetës. Të gjeturat mund të çojnë tek testimet e hershme madje edhe tek terapitë të cilat funksionojnë përderisa truri është më i butë. Një në 100 persona kanë probleme me autizmi, i cili ndikon në sjellje dhe ndërveprim social.