Vjenë, 14 janar – Parlamenti austriak sot miratoi që Qeveria të vendosë teste të detyrueshme negative për të shkuar në teatër, spital apo rezervim në hotel, edhe përkundër përmbajtjes së disa shoqatave të biznesit.
Deputetët konservatorë në pushtet në koalicion me të Gjelbrit votuan që Qeveria e Sebastijan Kurcit ta vendosë masën pas përfundimit të karantinës së tretë më 24 janar.
Për një vendim të këtillë ishin edhe socialdemokratët opozitarë, të cilët mundësuan shumicën e nevojshme prej dy të tretave, derisa e djathta ishte kundër.
Oda Ekonomike Austriake paraprakisht bëri të ditur se është skeptike lidhur me masën në kafene, hotele dhe restorante të cilat tashmë janë të mbyllura.
Qeveria, gjithashtu, dëshiron të vendosë teste të detyrueshme negative për virusin korona gjatë hyrjes në spital për trajtimin e sëmundjeve të tjera përveç Kovid-19.
Austria nuk arriti ta ulë numrin e të infektuarve edhe pse vendosi karantinë të tretë nga fillimi i pandemisë pas Krishtlindjeve.