Kancelari austriak Kristijan Kern kërkoi kthim të mënyrës së debateve në Bashkimin Evropian, që ka qeverisur gjatë pranimit të Austrisë në Union në vitin 1995 dhe theksoi shtatë pika të cilat janë të rëndësishme për riorganizimin e Unionit. Ai, në debatin në Vjenë në organizim të Shoqatës austriake për politikë evropiane, vlerësoi se qytetarët e Austrisë në një të kaluar të afërt “kanë konsumuar shumë nga shishja e populizmit”, duke theksuar se titujt në gazeta kanë ndikim të madh nga tentimet që të “luhet rol serioz në tokën evropiane”.
Kur bëhet fjalë për shtatë pikat për riorganizim të BE-së, Kern theksoi se së pari është e nevojshme që unioni ekonomik dhe monetar të plotësohen fillimisht me koordinim të politikës tatimore. Ai prej atje kërkoi drejtësi tatimore, gjegjësisht parandalim të strehëve tatimore, si dhe heqje të beneficioneve për korporatat.
Gjithashtu, vlerësoi se Unioni duhet të luftojë kundër damping pagave, si dhe damping shërbimeve sociale. Kern theksoi se duhet të insistohet në politikë korrekte në tregti, si për shembull përmes ndarjes së tregtisë dhe mbrojtjes së investitorëve në marrëveshjet për tregti të lirë. Kern potencoi se duhet të mbrohen vlerat e përbashkëta evropiane, me ç’rast, siç theksoi “liberalizmi dhe demokracia” janë të pandashme.
Në lidhje me emigrimin, ai kërkoi shpërndarje të barrës midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Si masë afatshkurtër, Kern e theksoi mbrojtjen solide të kufijve të jashtëm, si dhe kontrollin e rutave migruese. Ai theksoi se dëshiron që BE-ja të kthehet në atë që ka qenë dikur dhe ajo është “projekt i shpresës”, i cili e ka gëzuar mbështetjen e qytetarëve,
“Për këtë duhet t’i ripërtërijmë premtimet e Evropës për siguri dhe mirëqenie”, siguroi Kern. Ai kërkon që BE-ja të bëhet qendër e fuqisë krahas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë. “Asnjë rajon tjetër, nuk ka arritur që demokracia, dinamika ekonomike dhe e drejta sociale ashtu me sukses t’i kombinojë si Evropa”, shtoi Ker, duke theksuar se kërcënimi më i madh i projektit evropian është egoizëm politik.