Austria ka ndërmarrë hapin e parë për ndalimin e velit mysliman në publik, pasi ekzekutivi miratoi në Këshillin e Ministrave ndryshime në planin e sigurisë dhe integrimit. Kabineti qeveritar paraqiti një ditë më parë amendamentet për ligjin e sigurisë ku bëjnë pjesë edhe masat kufizuese ndaj emigranteve si dhe një paketë me udhëzime për integrimin e emigrantëve. Pjesë e vendimit të qeverise është edhe ndalimi i shpërndarjes së kopjeve të Kuranit, e cila sipas Qeverisë do të ndalojë përhapjen e pikëpamjeve ekstremiste. Në lidhje me integrimin e emigranteve, ata do të jenë të detyruar të mësojnë gjuhën gjermane dhe kulturën austriake në mënyrë që të fitojnë respektin e shumicës, kanë argumentuar autoritetet. Masat drastike kundër përhapjes se islamit u prezantuan në shkurt të këtij viti dhe u shoqëruan me protesta masive.