Austria ndaloi aterime të aeroplanëve nga Ballkani Perëndimor

118

Vjenë, 14 korrik – Me qëllim të mospërhapjes së pandemisë së koronavirusit, Austria e ka zgjeruar listën e vendeve, për të cilat vlen ndalesa për aterime në aeroportet austriake të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dispozita e re e Ministrisë së Shëndetësisë e ka zgjeruar listën nga tetë në 18 vende.

Që nga e enjtja, aeroplanët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti nuk do të mund të aterojnë në aeroportet austriake.

Paraprakisht, veçmë ka qenë fuqi ndalimi për fluturimet nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina

Deri në fund të korrikut, fluturimet për në dhe nga Beogradi, Bukureshti, Kajro, Podgorica, Sarajeva, Sibiu, Shkupi, Sofja, Tirana dhe Varna do të anulohen.