Bruksel, 14 nëntor 2018 – Vendet udhëheqëse në BE, Gjermania dhe Franca dhe kryesuesja aktuale me BE-në, Austria, shfaqën vlerësime të ndryshme për propozim-marrëveshjen e konfirmuar për Bregzitin.
Qeveria gjermane kumtoi se përmbahet nga vlerësimet derisa nuk i merr vesh të gjitha hollësitë nga propozim-teksti i konfirmuar i marrëveshjes.
“Qeveria e përshëndet secilin përparim që do të udhëhiqej drejtë largimit të Britanisë në mënyrën se si janë marrë vesh”, deklaroi zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel, Martina Fic.
Zëdhënësi i Qeverisë franceze, Benzhamen Grivo deklaroi se harmonizimi i propozim-marrëveshjes paraqet shenjë inkurajuese, por theksoi se teksti duhet të analizohet hollësisht para se të jepet vlerësim për të.
Nga ana tjetër, kancelari austriak Sebastian Kurc e përshëndeti propozim-marrëveshjen e arritur.
Kryesuesja aktuale me BE-në theksoi se në bisedimet për Bregzitin është arritur rezultat i mirë, duke shtuar se kishte biseduar me negociatorin kryesor evropian Mishel Barnie dhe me përfaqësuesit britanikë në bisedimet, me çka iu ka dërguar “urime të sinqerta për suksesin e arritur”.
Kurc paralajmëron se nëse së shpejti konfirmohet edhe marrëveshja përfundimtare për Bregzitin, javën e ardhshme mund të mbahet seancë e Këshillit të ministrave të BE-së në të cilën do të mund të shqyrtohet teksti për të cilin do të merren vesh, ndërsa menjëherë pastaj edhe Samiti i BE-së i dedikuar për këtë çështje