Vjenë, 14 tetor – Austria do ta vazhdojë kontrollin kufitar me Slloveninë dhe Hungarinë për edhe gjashtë muaj, deri më 11 maj të vitit të ardhshëm, deklaroi sot ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Meamer.
Sllovenia ka shprehur pakënaqësi për shkak të kontrollit nga ana austriake, duke theksuar se ajo mirë i mbron kufijtë e jashtëm të zonës Shengen.
Meamer për hapin e tillë të Austrisë i ka njoftuar nënkryetarin e Komisionit Evropian, eurokomisarin për punë të brendshme, kryetarët e parlamenteve dhe ministrave të punëve të brendshme të vendeve të BE-së.
Austria në vitin 2015 ka vendosur kontroll kufitar në kufijtë e zonës Shengen për shkak të migrimit të rritur, e këtë e ka bërë edhe Gjermania me kufijtë me Austrinë, Francën, Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë.