Pas debatit disaditor koalicioni qeveritar në Austri e votoi pakon e reformave që parashikon ndalesë për mbajtjen e burkave në gjykata, shkolla dhe vende të tjera publike. Koalicioni i Socialdemokratëve dhe Partia Popullore mbrëmë u dakorduan pjesëtarëve të policisë, gjykatës dhe prokurorëve publik t’u ndalohet të mbajnë shami me qëllim që në mënyrë “ideologjike dhe fetare të mbeten neutralë” derisa i shërbejnë shtetit. Mediat amerikane përkujtojnë se Parlamenti francez para më shumë se gjashtë viteve e miratoi ligjin me të cilin Franca u bë vendi i parë nga Bashkimi Evropian i cili e ndaloi nikabin dhe burkën. Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc, tha se me “ndalesën e simboleve antishoqërore”, siç është burka, Austrisë do t’i ndihmohet “më mirë t’i integrojë emigrantët të cilëve u është lejuar të qëndrojnë”.