Vjenë, 21 maj – Për herë të parë në historinë e Austrisë, prej nesër pasdite pjesëtarët e përbërjes rezervë të armatës do të mbrojnë kufirin me Sllovakinë, Hungarinë dhe Slloveninë, publikoi Komanda e Armatës austriake në provincën Burgenland.
Në deklaratën e Armatës thuhet se ushtarëve profesionistë për mbrojtjen e kufirit do t’u ndihmojnë pjesëtarët e përbërjes rezervë.
Detyra e forcave rezervë do t’u jetë që t’i ndihmojë policisë dhe armatës në detyrat e sigurisë të armatës lidhur me migrimin dhe koronavirusin.
Ditëve të kaluara, ata janë stërvitur për matjen e temperaturës së udhëtarëve në kufi, si dhe detyra të tjera në kufirin shtetëror.