Rafael Nadal u kualifikua në raundin e tretë të Australian Open pasi kaloi pa vështirësi në 3 sete argjentinasin Leonardo Mayer ndaj të cilit triumfoi me shifrat 6-3 6-4 7-6 në një ndeshje që zgjati 2 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtari i rradhës për numrin 1 të Botës do të jetë tenisti nga Bosnje Hercegovina David Dzhumur i cili nga ana e tij mposhti australianin Millman. Mbi çimenton e Melbourne-it po shkëlqen edhe Marin Cilic. Numri 6 në klasifikimin e ATP, ashtu si Nadal e pati të thjeshtë të mposhte portugezin Joao Sousa 3-0 me sete ndaj të cilit humbi në total vetëm 8 game. Avancuan më tej edhe Pablo Carreno Busta, Nick Kyrgios, Jo Wilfried Tsonga, Ivo Karlovic dhe Gilles Muller.