Pas 5 ditësh do të nisë grand slam i Australian Open, që do të zhvillohet në Melburn më datat 14-27 janar. Edicioni 2019 do të jetë më i pasuri në historinë e këtij grand slam, me një rritje prej 14% të ardhurave krahasuar me një vit më parë. Craig Tiley, drejtori i këtij turneu, tha se premia që do të jepet në total për të gjithë tenistët është 55 milionë euro (62.5 milionë dollarë).
"Tennis is better with fans" Great promo for Australian Open 2019 from Eurosport. (🎥 Eurosport) pic.twitter.com/dtcAQaUUp7
— Nusi (@NusiP8) January 5, 2019
Fituesi i këtij turneu, si për meshkuj ashtu dhe për femra, do të marrë një çek me vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërsa finalistët 1.26 milionë euro. Një fitim të konsiderueshëm do të kenë edhe tenistët që do të eliminohen në raundet e para, gati dyfishi i edicionit të kaluar. “Ne mundohemi të kënaqim kërkesat e tenistëve, që janë yjet e vërtetë të këtij turneu”, tha drejtori i Australian Open.