Sidnei, 30 mars – Mijëra punonjës shëndetësorë australianë do të fillojnë me testim për të parë nëse vaksina për tuberkuloz e vjetër një shekull, mund të luftojë kundër koronavurisit, thonë hulumtues, duke u përfshirë ndaj testimeve globale që zbatohen në disa vende.
Vaksina BSZH u jepet më shumë se një milionë fëmijëve në vit në vendet me tuberkuloz, por hulumtuesit thonë se mund të luftojë edhe kundër koronavirusit, për shkak të mundësisë së saj për ta përforcuar imunitetin. vaksinat i ndihmojnë trupit të luftojë kundër viruseve dhe sëmundjeve përmes ngritjes së imunitetit, por nuk shërojnë sëmundje.
Rreth 4.000 të punësuar në spitalet australiane do të marrin pjesë në testimin e vaksinës që do të fillojë këto ditë, ndërsa rezultatet priten për rreth gjashtë muaj, kumtoi Instituti për hulumtim të fëmijëve “Mardol” (MCRI) në Melburn.
Gjysma e pjesëmarrësve do ta marrin vaksinën, e cila ka efekt më pak të dëshiruar, ndërsa gjysma tjetër do të marrë placebo, ndërsa dy grupet do të mundësojnë që shëndeti i tyre të ndiqet përmes aplikacionit softueurik i ngjitur në telefonin e tyre të mençur, thonë nga Instituti.
Me testimin do të kontrollohet nëse me përforcimin e sistemit imunitar të njerëzve mund të shtypen simptomat, të cilat zakonisht janë probleme respiratore dhe ta pengojë përhapjen e tyre.
Teorinë për vaksinën kundër tuberkulozit e hulumtojnë edhe shkencëtarët amerikanë.
Me uljen e numrit të rasteve të tuberkulozit nga fundi i shekullit të 20-të, disa vendet me të ardhura të mesme dhe të larta në Evropë mes viti 1963 dhe 2010 e shfuqizuan politikën për BSZH vaksinën e përgjithshme.
“Kombinimi i morbiditetit dhe mortalitetit të ulur e bën BSZH vaksinën pajisje të re potenciale në luftën kundër Kovid-19”, konkluduan hulumtuesit nga SHBA-ja.(koha.mk)