Australia dje është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me breshër, ku madhësia e tyre është sa një top e tenisit, shkruan Gazeta Metro.
Breshëri i madh që ra në Queensland, dëmtoi kryesisht çatitë, dritaret e ndërtesave dhe veturat.
Zonat e prekura mbetën pa energji elektrike, ndërsa edhe rrugët u bllokuan për disa momente nga rrëzimi i pemëve.
Përveç dëmeve të shkaktuara, stuhia u shoqërua edhe me reshje shiu që ishte e mirëpritur në këtë shtet, i cili prej javësh po lufton me zjarret e fuqishme.