Politikania kontroverse australiane, Pauline Hanson, thotë se australianët duan një lideri sikurse presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ajo e përshkruan Putinin si patriot dhe shembull të një lidershipi të fuqishëm. Të tillë sipas saj votuesit presin t’i kenë politikanët e tyre.“E dëgjova një fjalim të tij në Parlament”, shpjegon ajo.“Edhe njerëzit këtu në Australi do të thoshin: ‘Sikur të kishim një lider të tillë. Dikush të kishte qëndrim të tillë dhe të luftonte për këtë vend’. Kjo është ajo që njerëzit presin”, theksoi ajo.