Macet shtëpiake në Australi do të jetojnë ditë shumë të vështira. Qeveria australiane ka vendosur të vrasë rreth 2 milionë mace. Motivi? Ato janë të shumta në numër dhe të rrezikshme për specie të tjera që jetojnë në ishull. Sipas studiuesve të universitetit “Queensland”, macet mbulojnë rreth 99.8% të të gjithë Australisë. Gjithsesi, ulja e numrit të maceve nuk lidhet me një çështje preference, por për mbijetesë. Në Australi ekziston një ekosistem në brendësi të të cilit jetojnë gjallesa që nuk kanë qëndruar ndonjëherë afër maceve, që shfaqen si grabitqarë të rrezikshëm e për këtë nuk dinë si të mbrohen prej tyre. Sipas të dhënave të fundit, ato kanë ndikuar në zhdukjen e 20 llojeve të ndryshme gjitarësh dhe nuk kanë aspak ndërmend të ndalen. Por sa mace jetojnë në Australi? Studiuesit kanë përllogaritur një popullatë që varion nga 2,1 milionë gjatë sezonit më të thatë, deri në 6,2 milionë kur shirat janë të bollshme.