Australia po përjeton Janarin më të nxehtë në histori, me një rekord prej 40 gradë celsius. Temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë vendin dhe këto temperatura janë konsideruara më të nxehta se ferri.
“Ky valë i nxehti do ta shoqërojë Australinë deri në fund të muajit”, tha meteorolog Rob Sharpe për news.com.au. Ky i nxehtë do t’i detyrojë njerëzit që t’i drejtohen detit për ta përballuar.
Ngrohja pritet të zgjasë deri në ditën e Australisë, duke bërë që më shumë njerëz të bëjnë rrugën për në plazh. Pjesët e Sidneit do të përballen me të nxehtin pas datës 30 janar, ku do të shkojnë deri në 40 gradë .