Ekonomia e Australisë nuk është rritur mjaftueshëm në çerekun e fundit të vitit 2016, por nuk ka ndikuar në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë që e bënë vendin të ketë një periudhë 25 vjeçare pa rënie. Kjo e sjell shtetin afër thyerjes së rekordit të cilin e mban Holanda, si shteti i kohës moderne me një rritje ekonomike të vazhdueshme. Edhe pse ekonomia e Australisë ishte tkurrur në çerekun e tretë të vitit të kaluar një reagim bëri që shifrat vjetore të rritjes të kenë një normë prej 2.4%. Rimëkëmbja i atribuohet kryesisht eksporteve të forta dhe shpenzimeve për konsum. Australia nuk ka përjetuar recesion, i cili përkufizohet si rënie ekonomike e dy apo tre muajve radhazi, që nga qershori i vitit 1991. Vlerësimet e Bankës Qendrore të vendit paralajmërojnë rritje ekonomike për 3% për vitin 2017 dhe kjo pritet të arrihet nga rimëkëmbja e çmimeve të mallrave për eksport