Në një deklaratë drejtori i Shërbimeve Shëndetësore Publike të Qeverisë së Tasmanisë, theksoi se për shkak të epidemisë së gripit në Uniting Agewell kanë humbur jetën 6 të moshuar. Pasi ishte njoftuar dje se në një fshat në qytetin Wangaratta të Australisë kanë humbur jetën 7 të moshuar si pasojë e epidemisë së gripit, edhe sot u konfirmua se kanë humbur 6 persona në një shtëpi për të moshuarit në shtetin e Tasmanisë. Në një deklaratë me shkrim drejtori i Shërbimeve Shëndetësore Publike të Qeverisë së Tasmanisë, Dr. Mark Veitch, theksoi se për shkak të epidemisë së gripit në Uniting Agewell që gjendet në veriperëndim të shtetit kanë humbur jetën 6 të moshuar të cilët qëndronin në shtëpinë e të moshuarve. “Të moshuarit janë të ndjeshëm ndaj gripit, veçanërisht nëse kanë probleme shëndetësore kronike. Për këtë shkak Shërbimi Shëndetësor Publik në Tasmani në fillim të vitit ka paralajmëruar të gjitha shtëpitë e të moshuarve që të përgatiten për sezonin e epidemisë së gripit, të vaksinojnë stafin dhe banorët. Si dhe i rikujtuam që mos t’i neglizhojnë rregullat kombëtare të epidemisë së gripit”, tha Dr. Mark Veitch. Ai duke kujtuar se gjatë vitit në shtet janë identifikuar më shumë se 1500 raste të gripit, theksoi se sezoni i gripit në Tasmani kalon shumë ashpër. Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Publike (DHHS), në deklaratën e djeshme kishte njoftuar se në fshatin St. John’s në qytetin Wangaratta të shtetit Victoria e menaxhuar nga kisha Anglikane kanë humbur jetën 7 persona për shkak të gripit. Me njoftimin e sotëm numri i personave të vdekur nga gripi u rrit në 13.