Parlamenti i Australisë e ka miratuar legjislacionin për lejimin e martesës së personave me gjini të njejtë në gjithë vendin. Dhoma Përfaqësuese e Australisë sot e miratoi leegjislacionin, me të cilin ndryshohet definimi i martesës si bashkimin ndërmjet mashkullit dhe femrës në “bashkim të dy njerëzve”. Një javë më herët ky legjislacion ka kaluar edhe në Senatin e këtij vendi. Pas votimit, aktivistët për të drejtat e komunitetit homoseksual kanë festuar para ndërtesës së parlamentit.