Austin Healey më ekstravagant i bërë ndonjëherë ka dal në shitje në ankand për gjysmë milionë euro. I paraqitur në panairin e veturave më 1958 në Londër, mori emrin “Gildie” për shkak të arit të jashtëm 24 karatësh. I ndërtuar si projekt për panairin e veturave të 50-ta, vetura ka shumë tipare nga ari 24 karatësh, duke përfshirë rrotat, mbrojtësit nga para e mbrapa e instrumentet nga brenda. Motorin kjo veturë e ka 2.7 litërsh i cili prodhon 120 kuaj fuqi e që bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 11 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale 180 kilometra në orë.