Varshavë, 27 janar – Polonia e shënon 75 vjetorin nga mbyllja e kampit nazist të përqendrimit Aushvic ku u vranë më shumë se një milion njerëz nga viti 1940 e deri në 1945-ën, transmeton gazeta KOHA.
Të mbijetuarit e kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau janë mbledhur sot për ta shënuar 75 vjetorin e mbylljes së kampit, duke u kthyer në vendin ku i kanë humbur të gjitha familjet e tyre dhe paralajmëruan në rritjen e antisemitizmit dhe urrejtjes në botë.
Pothuajse 200 të mbijetuar dhe familje të viktimave kanë udhëtuar nga Izraeli, SHBA-ja, Australia, Peruja, Rusia,Sllovenia dhe vende të tjera.
Të mbijetuarit sot dëshiruan t’i ndajnë rrëfimet e tyre, duke shpresuar se porositë e tyre do të mbërrijnë deri te njerëzit mbarë botën, që mos përsëritet holokausti dhe krimet e tjera që janë kryer në të kaluarën.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit shënohet sot mbarë botën kur Forcat sovjetike hynë në kompleksin Aushvic-Birkenau më 27 janar të vitit 1845, duke i çliruat 7.500 të burgosurit e tjerë.
Pas sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së më 24 janar të vitit 2005, ku u shënuan gjashtë dekada nga çlirimi i atij kampi, ishte marrë vendim të vendoset Ditë e përkujtimit të holokaustit.
Kampi në jug të Polonisë, rreth 70 kilometra nga Krakovi, i cili fillimisht duhej të jetë burg për të burgosur politik polakë, ishte liruar nga Armata e Kuqe.
Në vitin 1947, me vendim të Parlamentit polak, kampi në Aushvic mori statusin e muzeut shtetëror dhe është i vetmi vend i tillë që ndodhet në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.
Kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau, në të cilin më shumë se një milion njerëz u vranë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica prej tyre hebrenj është simbol i gjenocidit, holokaust dhe të keqes.
Hebrenj, të burgosur ushtarakë, polakë, romë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera kanë vdekur në dhoma gazi nga uria, sëmundjet dhe puna e detyrueshme.
Në përkujtimin e sivjetmë morën pjesë delegacione zyrtare nga 50 vende, mes të cilave edhe rreth 20 shefa të shteteve apo qeverive dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Atyre iu drejtua presidenti polak Andzhej Duda, mbështetës nderi i ngjarjes, cili e anuloi praninë në Forumin Botëror të paradokohshëm për holokaustin në Jerusalem, i ofenduar pse nuk ishte në mesin e folësve.
Aushvic-Birkenau ishte kampet më të mëdhenj gjerman të përqendrimit dhe ku u vranë një numër më i madh njerëzish.
Rreth 900.000 hebrenj janë vrarë në dhoma gazi menjëherë sapo mbërritën në kamp, ndërsa trupat e tyre u dogjën në krematorium.
Të tjerët kanë vdekur në kushte johumane, të izoluar nga bota e jashtme me tel me gjemba.
Ata kanë qenë të detyruar në punë dhe eksperimente mjekësore.
Disa ditë para çlirimit, gjermanët kanë detyruar afër 60.000 të burgosur të lodhur të drejtohen drejt perëndimit që t’i dërgojnë në kampet e tjera të përqendrimit.
Vlerësohet se gjatë “marshit të vdekjes” kanë vdekur apo janë vrarë midis 9.000 dhe 15.000 njerëz.(koha.mk)