Bruksel, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Auresku, sot porositi se metodologjia e re për negociatat aderuese nuk guxon të jetë arsyetim i ri që sërish të shtyhet hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“E mbështesim vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që është e mundur më shpejtë. Do e dëgjojmë prezantimin e Komisionit Evropian për revidimin e metodologjisë, do të bisedojmë për këtë, mund të bëjmë që kjo metodologji të jetë më efikase, por kushti i vetëm është ajo të mos bllokojë apo të shtyhen proceset e tanishme, veçanërisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Auresku, përcjell KOHA.
Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të BE-së sot në Bruksel do të njoftohen shkurt nga Komisioni Evropian për metodologjinë e revidimit për negociatat dhe për progresin e reformave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)