Aulas ul pretendimet, Barça mund të blejë holandezin për 25 milionë euro

14

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, shpjegoi të dielën e kaluar se skuadra franceze nuk kishte marrë asnjë ofertë për Memphis Depay (26 vjeç). Ai siguroi që nëse nuk do të ketë largime nga skuadra e tij këtë verë, nuk do të lejonte që dikush të largohej më vonë (gjatë merkatos së dimrit).

Këto fjalë u konsideruan ultimatum për Barcelonën, ​​që ndjek situatën e sulmuesit holandez, kontrata e të cilit me francezët përfundon verën e ardhshme. Por këtë të martë, shtypi francez shkruan se Aulas është i gatshëm të ulë pretendimet për kartonin e Depay, madje do të pranonte 25 milionë euro, vetëm që të mos e humbë me parametër zero.

Në fillim, pozicioni i Lyonit dukej si i panegociueshëm, por sipas gazetës prestigjioze L’Equipe, situata ka ndryshuar.

Tregu i transferimeve përfundon zyrtarisht në 5 tetor, pra të hënën e ardhshme, por ekipi francez do të donte që ta mbyllte merkaton e saj katër ditë para datës së lartpërmendur.

Comments are closed.