Audi Q1 arrin në 2019-ën

Q2 do të jetë modeli Q më i vogël i gjigantit gjerman të veturave, Audi, edhe për së paku dy vjet, sepse në 2019-ën vjen Crossover i saj edhe më i vogël – Q1. Kështu shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”, e cila ka publikuar edhe një fotografi në të cilën shihet pamja e mundshme e këtij Crossoveri më të vogël në familjen Q. Q1 pritet të jetë në dispozicion me motorë benzinë dhe dizel, më vonë edhe në version hibrid, ndërsa sistemi i tërheqjes 4×4 do të jetë si opsion për zgjedhje. Gjithashtu, Q1 do të huazojë disa pjesë nga Volkswagen T-Cross dhe Seat Arona, ndërsa do të prodhohet në fabrikën Martorell në Spanjë. Sa i përket çmimit, “Auto Bild” vlerëson se Q1 në Gjermani do të fillojë me çmimi prej rreth 19 mijë euro.