Prodhuesi gjerman i njohur Audi paralajmëron futjen në përdorim të modeleve të reja elektrike në version sportiv RS në të ardhmen e afërt.
Menaxheri i prodhimit RS5, Entoni Garbis nuk ka zbuluar saktësisht se cilat modele Audi do të kenë një veturë hibride, por ai tha se do të arrijnë shumë shpejt. Analistët spekulojnë se RS e parë hibride mund të debutojë me SUV-in e ri Q8.
Arsyeja kryesore për këto spekulime është se koncepti sportiv Q8 paraqitet në version hibrid, i cili përbëhet nga motori benzinë 3.0 litër TFSI me 6 cilindra dhe një motor elektrik ku në total ofrojnë rreth 480 kuajfuqi.
Shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë e arrin për 4,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 275 km/h. Audi nuk është i vetmi prodhues gjerman që prodhon versione hibride të modeleve sportive, pasi edhe BMW dhe Mercedes-AMG po planifikojnë gjithashtu. E para do të jetë Mercedes-Benz me gjeneratën e re C63.