Pasditen e të shtunës, në ‘ËËK Arena’ të Augsburg, sulmuesi franko-gabonez Pierre-Emerik Aubamejang, i datëlindjes 1989, bomber në fuqi i Bundesligës me 31 gola të shënuar sezonin e kaluar dhe kryesues i klasifikimit aktual të golashënuesve, ka gabuar një penallti, të planifikuar në stilin “Panenka”, me një parabolë të dështuar, pasi topi ka përfunduar direkt te duart e portierit të FCA, Marvin Hitz, që mbeti i palëvizur. Në përfundim të ndeshjes së fituar nga Borussia Dortmund, në mikrofonin e medias franceze ‘Telefoot’, Aubamejang foli ndër të tjera edhe në lidhje me të ardhmen e tij, duke lënë një derë të hapur për një transferim të mundshëm në edicionin e ardhshëm veror të merkatos. “Jam i lumtur që qëndrova te Borussia Dortmund. Por në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodhë…!”. Aubamejang ka dhënë kështu një tjetër sinjal për ekipet e interesuara, veçanërisht për Milanin, që u përpoq këtë verë të tundojë ish-futbollistin kuqezi, por pa sukses në finalizimin e tratativave.