Tifozët e Arsenal po prisnin me padurim të shihnin Aubameyang – Lacazette – Pepe të luanin krahë njëri tjetrit, por Emery ua mohoi këtë dëshirë dje. Aubameyang luajti disa minuta me Pepe, por nuk arritën që të gjenin rrugën e golit. Gjithsesi, ylli nga Gaboni është shprehur shumë i lumtur me francezin, duke thënë se lidhen shumë mirë në stërvitje.
“Unë dhe Lacazette jemi shumë të lumtur që Pepe erdhi tek Arsenal. Ne kemi provuar të lidhemi në stërvitje dhe është shumë mirë. Mendoj se të gjithë janë të entuziazmuar për lojën tonë së bashku” ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net.
“Ne dimë se sa ai na ndihmon të arrijmë qëllimet tona. Ai është një armë e fortë për ne” ka thënë tutje ish anëtari i Dortmund.
Aubameyang shënoi dje golin e vetëm në fitoren minimale të Arsenal ndaj Newcastle.