Usain Bolt është sfiduar publikisht nga Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili mendon se mund t’ia kalojë sprintierin nga Xhamajka në një garë 30 metërshe. Në një intervistë për televizionin “CNN”, Aubemayang lexoi një mesazh në të cilën i thuhej se Bolt do të stërvitet me Dortmund, në një pikë të vitit të ardhshëm, përgjigja e afrikanit ishte: “Po pres me padurim të jetë me ne. Dua të bëj një garë 30 metra. Dua të shoh nëse e mposht kampionin. Të gjithë këto mendojnë se mund të fitoj, por nuk besoj se jam më i shpejtë se Bolt. Dua ta bëj këtë sfidë.” Përgjigja e Bolt, që asnjëherë nuk e ka fshehur faktin e është tifoz i Manchester United, ishte: “Edhe ai e di që unë jam më i shpejti.” Drejtori teknik i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, në mes të nëntorit, konfirmoi se gjatë vitit të ardhshëm Bolt do të stërvitjen për disa ditë në klubin gjerman. “E kemi vendosur prej kohësh, – tha Watzke. – Shefi ekzekutiv i “Puma”, Bjorn Gulden, është anëtar i bordit tonë dhe ai na ka thënë se Usain është shumë i interesuar të sillet dhe të stërvitet si futbollist për një periudhë të caktuar. Ne te Borussia do t’ia japim këtë mundësi.”