Pierre-Emerick Aubameyang ka marrë kërcënime me vdekje dhe ofendime racore pasi ka shpërndarë një fotografi ku shihet skuadra e Gabonit duke festuar pas fitores 3:2 ndaj Marokos në mbrëmjen e së martës. Sulmuesi i Arsenalit postoi një fotografi të tij dhe bashkëlojtarëve të tij në “Instagram” pas ndeshjes – por mori shumë kërcënime dhe ofendime nga më të ndryshmet, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Tifozët kundërshtarë madje e kërcënuan 30-vjeçarin se nëve vjen ndonjëherë në Marok, do ta vrasin atë.
Një tifoz shkroi: “Pi****. Nëse vjen këtu në Marok, të betohem se do të vras”. Një tjetër tifoz duke aluduar në majmunët, shkroi: “Banana, banana”. Dhe kjo nuk është vetmja, pasi kishte edhe qindra e qindra komente abusive në drejtim të yllit të Gabonit.
Ndryshe, ai luajti në të shumtën e ndeshjes ndaj Marokut derisa bëri një paraqitje të shkëlqyer për ta mposhtur Gabonin në miqësore.Ishte një rezultat i mrekullueshëm për Aubameyang dhe shokët e tij pasi Maroko është 49 vende para tyre në renditjen e FIFA-s. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që Aubameyang përballet me ofendime racore.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, një tifoz i Tottenhamit ishte arrestuar pasi e kishte gjuajtur me banane yllin e Arsenalit në derbin e tensionuar në “Emirates Stadium”.