Sulmuesi i Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang, buzëqesh pasi është kthyer të luajë me Topçinjtë si titullar.
Ylli i Gabonit nuk ka kaluar disa javë të bukura pasi ka qenë i detyruar të përballet me malarien, megjithatë duket se më e keqja ka kaluar.
78 minuta në fushë dhe një gol në sfidën kundër Newcastle në Premier League, edhe pse nuk është ndier shumë mirë pak para se të dilte nga fusha.
“Nuk luaja nga minuta e parë prej shumë kohësh. Jam i lumtur, por duhet ta pranoj se kam qenë duke vdekur në pesë minutat e fundit”, ka thënë Aubameyang pas ndeshjes.
“Gjithsesi, jam i lumtur që jam kthyer titullar dhe që kam shënuar. Duhet të them se doktorët kanë bërë një punë të pabesueshme. Jam me të vërtetë mirënjohës për atë që kanë bërë për mua”.